
Prurjet muzikore dhe mjaft të suksesshme që ka sjell deri më tani kanë bërë që të jetë njëri nga emrat më të kërkuar të estradës.
Fjala është për reperin e famshëm shqiptar, Capital T, i cili po vazhdon akoma të jetë në formë dhe i pëlqyer nga publiku.
Krahas karrierës muzikore, Kapo është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan me fansat postime të ndryshme.
I njëjti gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi në Instagram, ndërsa shfaqet pranë një pishine dhe e shoqëron me një mesazh.
Por përveç fizikut të reperit që bie në sy, vëmendje merr edhe pamja e bukur në kompleksin mahnitës ku dhe po i kalon pushimet kapo.
Kep Merli zona atraktive në mes të Sarandës dhe Ksamilit që ofron një pamje tw mrekullueshme me një bregdet të bukur dhe me vila dhe hotele luksoze.