Pandemia i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm ekonomisë në përgjithësi, e gjithashtu ka dëmtuar rëndë edhe estradën.
Këngëtarët kanë mbajtur shumë më pak dasma, ahengje, mbrëmje muzikore e koncerte për shkak të masave kufizuese të vendosura jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën.
Megjithatë, disa nuk e kanë ndjerë shumë për shkak të bizneseve që kanë por ka të tillë që janë mbajtur në bazë të fitimeve paraprakë dhe bakshisheve.
Kur jemi tek bakshishet, duket se vazhdon ta mbajë rekordin Meda, i cili vetëm në një mbrëmje i ka marrë bakshish 30 mijë dollar.
Meda, e ka pranuar vetë se diçka e tillë ka ndodhur në një mbrëmje në Australi, mbrëmje kjo e mbajtur për Pavarësinë e Kosovës.
Në lidhje më këtë ka reaguar edhe këngëtarja, Aida Doci e cila ka kritikuar disa nga këngëtarët të cilët deklarojnë se çmimet e bakshisheve kanë qenë deri në 30 mijë euro, ndërsa ka shtuar se asaj nuk i ka ndodhur kjo gjë.