Në ditëlindjen e tij, Lorik Cana merr një urim special nga gruaja e tij

Në ditëlindjen e tij, Lorik Cana merr një urim special nga gruaja e tij

Një prej futbollistëve më të adhuruar shqiptar, kapiteni legjendar, Lorik Cana, ditën e sotme feston ditëlindjen 37-të.

Sikur pritet, futbollisti mori urime të shumta nga miqtë dhe adhuruesit shqiptarë dhe internacional, mirëpo urimi i gruas së tij ishte më special.

Monika, gruaja e tij prej vitesh tashmë, ka zgjedhur fjalë shumë të bukura për të uruar futbollistin aq shumë të pëlqyer.

Ajo ka postuar në story dy foto, në të parën ku i uron ditëlindjen Lorikut me një foto të tij në plazh, ndërsa në të dytën shihet torta e ditëlindjes.

“Urime jeta ime,” nis mesazhi në gjuhën shqipe, për të vazhduar pastaj me pjesën në gjuhën italiane në  të cilën thotë: “I bukur sa të ndal frymën, i sinqertë si rrallë kush, i durueshëm me njerëzit që i do. Familja jote të do, urime ditëlindjen jeta ime.”/Insajderi.com