Në ditën e parë të shkollës, Çiljeta thotë fjalë emocionuese për babain e Fernandos

Në ditën e parë të shkollës, Çiljeta thotë fjalë emocionuese për babain e Fernandos

Ditën e sotme, djali i Çiljetës, Fernando, ka nisur shkollën për herë të parë së bashku me moshatarët e tij.

Si të gjitha nënat, këngëtarja ka ndjerë emocione të papërshkrueshme për të birin dhe s’ka mundur ta besojë dot se koha ka kaluar kaq shpejt.

Çiljeta i ka dedikuar një postim në Instagram djalit, me disa prej momenteve që prej ardhjes së tij në jetë. Ajo i ka kujtuar me nostalgji kohët kur kujdesej për Fernandon foshnje, si dhe falenderon Zotin që i ka sjellë një djalë si ai.

Gjatë shkrimit, këngëtarja s’lë pa përmendur edhe të atin e tij, me të cilin tregon se ka ngjashmëri të madhe.

Emisioni më i ri për showbiz po vjen: Follow:

“Djali dhe shoku im. Nëse Zoti do të më lejonte të zgjidhja një djalë, padyshim do të ishe ti. Duket si dje kur të lexoja dhe të shikoja të luaje. Sot shoh një pjesë të vogël të vetes tek ti, mënyra sesi vepron dhe gjërat që bën. Megjithatë, pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt, pamjen e jashtme dhe karakterin e fortë si një burrë i madh. Jam falenderuese që isha në planet e Zotit për të ndihmuar djalin tim të bëhet një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria mamit!”- ishin fjalët e Çiljetës krahas kolazhit me foto.

Ajo nuk e ka bërë asnjëherë të ditur identitetin e babait të fëmijës së saj, me të cilin është ndarë prej kohësh.