Në ditën kur vendi humb njerëz të artit – RTK-ja i jep hapësirë dy relikteve të tallavasë

Në ditën kur vendi humb njerëz të artit – RTK-ja i jep hapësirë dy relikteve të tallavasë

Disa ditë pas vdekjes së shkrimtarit e veprimtarit Adem Demaci, në ditën kur vdiq regjisori Bekim Lumi e në momentet kur u dha lajmi për vdekjen e shkrimtarit Ragip Sylaj, televizioni publik ka vendosur që të shfaqë në një intervistë të gjatë, dy këngëtarë të muzikës tallava.

Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), në një emisionin e tij “Programi Veror”, ka ftuar dy këngëtarët e muzikës tallava, Sunaj Saraqi dhe Vera Oruqi të cilët janë çift bashkëshortor.

Dyshja është e njohur për muzikën  turbo-folk dhe tallava gjatë viteve të 90-ta, shkruan Insajderi.

Përveç kësaj të dyshja merrt edhe me përpunim të këngëve. Disa nga këngët e tyre janë “Hala jam i përparshmi”, “Si të jetoj unë”, “Ku je shpirt”, “Falma, Falma”.

Kujtojmë se dy ditë më parë ndërroi jetë, veprimtarii,  Adem Demaçi me ç’rast presidenca shpalli tri ditë zie. E në mëngjesin e sotëm aktori, Bekim Lumi vdiq nga sëmundja e cila nuk mundi t’i rezistoj.

E në këto orë të vona u njoftuar se ka ndërruar jetë edhe gazetari, Ragip Syla. /Insajderi.com