“Në ditët e fundit të shtatzënisë”, reagon Genta Ismajli

“Në ditët e fundit të shtatzënisë”, reagon Genta Ismajli

Ka disa javë që në media është përfolur që këngëtarja, Genta Ismajli është shtatzënë.

Por, ky lajm nuk është konfirmuar ende nga Genta dhe Usta.

Së fundmi, në TikTok ka nisur të qarkullojë një video, në të cilën dallohet qartë barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Edhe pse shfaqet me rroba të gjera barku është mjaft i dukshëm dhe menjëherë pas kësaj fansat filluan të komentonin se ajo është në pritje të ëmbël.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Ndërkohë që lart e poshtë ka kaq shumë zëra për një shtatzëni, Genta Ismajli ka reaguar për herë të parë.

Gjatë ditës ajo postuar në Instastori që lënë për të nënkuptuar shumë.

Në fotografi të saj dhe përkrah shkruan: “Ndjehem e bekuar. Ju dua të gjithëve”.