Emisionet e dashurisë janë popullarizuar nëpër botë shumë kohë para se në ekranet tona të shfaqeshin formate si “Për’puthen” dhe “Love Story”.
Alban Ramosaj që ka pak kohë që është shpërngulur të jetojë në Barcelonë, mori një ftesë nga një emision dashurie në Spanjë. Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Na pëlqeu profili yt dhe vendosëm të të kontaktonim. Ne po kërkojmë për djem dhe vajza të ngjashëm me profilin tënd. Nëse je beqar, nëse je në moshën e duhur, nëse do të përjetosh një eksperiencë dhe të njohësh një nga vajzat tona, kjo është koha”, shkruhet ndër të tjerash në ftesën që i është bërë Albanit.
Kureshtar të dijë më shumë në lidhje me ftesën, që ai e përceptoi shumë qesharake, këngëtari ndau disa klipë të shkurtra nga drama që zhvillohet brenda “Mujeres y Hombres y Viceversa” (“Gratë dhe burrat dhe anasjelltas”).
“Tani u bëka fjalë për këtë emisionin dating… kam qëkur kam hap sytë që qesh e tallem saqë po mendoj të shkoj me verte të bëhem i famshëm pa arsye. Shif ça drame bëhet këtej mo”, shkruan Ramosaj.
Teksa ai po hulumtonte pak më thellë, kuptoi se edhe sensazioni latin kishte qenë prezent në studion e dashurisë por vetëm si i ftuar.
“Shi shi tallem unë po nga këtu paska dal dhe Maluma bejbi”, shkroi sërish me shaka Albani. /Insajderi.com