Në emisionin e saj, Jada Pinket Smith pranon para Will Smith lidhjen jashtëmartesore

Në emisionin e saj, Jada Pinket Smith pranon para Will Smith lidhjen jashtëmartesore

Jada Pinkett Smith ka zbuluar në emisionin e saj para bashkëshortit të saj, aktorit Will Smith se ajo kishte pasur një lidhje me reperin August Alsina, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Duke folur me Smith në shfaqjen e saj në Facebook Red Table Talk, aktorja tha se lidhja ndodhi ndërsa dyshja u ndanë.

“Çdo gjë kishte mbaruar për ne”, thotë ajo. “Prej aty, me kalimin e kohës, u përfshiva me August”.

Smith më pas e shtyn atë, duke thënë “Një përfshirje? Lidhje do të thuash?”

“Isha e lënduar dhe e thyer,” iu kundërpërgjigj ajo.

Dyshja janë martuar që nga viti 1997, kanë dy fëmijë së bashku, dhe thanë se aktualisht janë përsëri bashkë pas një ndarjeje.

Çifti thanë se donin të sqaronin spekulimet që qarkullojnë në media gjatë një interviste që August Alsina së fundmi dha një emisioni të mëngjesit në radio, The Breakfast Club.

Reperi tha se ai kishte qenë në një lidhje me Pinkett Smith dhe se Smith i kishte dhënë aferës “bekimin” të tij, duke çuar në spekulime se çifti i Hollywood-it ishte në një martesë të hapur.

“I vetmi person që mund të japë leje në atë rrethanë të veçantë jam unë”, tha Pinkett Smith.

“Unë në të vërtetë mund të shihja se si ai do ta perceptonte atë si leje sepse ne jemi ndarë miqësisht dhe unë mendoj se ai gjithashtu donte të sqaronte që nuk shkatërroi një familje. Sepse nuk e bëri”. Ajo shton më pas që ka vite që nuk ka komunikim me reperin.

Tani çifti janë përsëri bashkë, Pinkett Smith tha se kishin arritur në një vend të “dashurisë së pakushtëzuar”. /Insajderi.com