Në fillim Youtube tani Instagrami – Çfarë po ndodh me rrjetet sociale të Tea Trifonit?

Në fillim Youtube tani Instagrami – Çfarë po ndodh me rrjetet sociale të Tea Trifonit?

Që nga skandali i bujshëm në emisionin “Për’puthen”, ka nisur një fjalosje publike mes ish-konkurrentëve, Tea Trifonit dhe Andi Shehut dhe produksionit, njofton Insajderi.

Së fundmi Tea ka publikuar një video në profilin e saj në Youtube, ku sqaronte të vërtetën e saj se çfarë ndodhi brenda formatit dhe si nisi lidhja e saj me Beart Rexhepin.

Ndërkohë, numëruesi i ndjekësve të Teas në llogarinë e saj në Instagram, këto ditë ka rënë për 40 mijë ndjekës.

Ajo gjithashtu ka fshirë edhe të gjitha fotografitë me Andi Shehun ku paraqiteshin si të dashuruar dhe njëjtë ka bërë edhe ky i fundit.

Videoja e saj në Youtube është fshirë dhe tani ajo ka njoftuar se llogaria e saj në Instagram ku numëronte mbi 500 mijë ndjekës është fshirë.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në një tjetër llogari të Instagramit, atë të qenit të saj.

“Në fillim video në Youtube, tani Instagrami! Çfarë tjetër?”, ka shkruar Tea e habitur, dhe ne na lë të kuptojmë se përplasja e saj me produksionin po fillon e po bëhet më e shëmtuar. /Insajderi.com