Në kërkim nga policia, Ermal Mamamqi tregon se ku do mund ta gjejnë Elvanën

Në kërkim nga policia, Ermal Mamamqi tregon se ku do mund ta gjejnë Elvanën

Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia, për të marrë deklaratën e saj në lidhje me përleshjen me armë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë edhe një person.

Këngëtarja është shpallur në kërkim nga policia, pasi mungon dëshmia e saj lidhur me ngjarjen, ndërsa i dashuri i saj Ervin Mata kërkohet si i implikuar në vrasjen e bujshme, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.

Edhe pse s’ka ende asnjë gjurmë nga Elvana Gjata, këngëtaren së shpejti do ta shohim në një bashkëpunim kinematografik me aktorin dhe moderatorin Ermal Mamaqi. Ky i fundit ka publikuar dhe foto nga “dora e fundit” që po i jep filmit ndërsa ka njoftuar se së shpejti filmi do të transmetohet në të gjitha kinematë dhe në foton e publikuar duket Elvana Gjata.