Në kujtim të Dritan Hoxhës

Në kujtim të Dritan Hoxhës

Presidenti dhe themeluesi i ndjerë i “Top Media”, Dritan Hoxha sot me 16 tetor do të festonte ditëlindjen e tij të 49, njofton Insajderi.

Hoxhën, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në vitin 2008, e kujtuan shumë personalitete të “Top Medias” si dhe familja.

Sara Hoxha, vajza e tij e vogël si çdo ditëlindje i kushton një postim babit të saj të ndjerë. “Urime ditëlindjen babi. Sikur të ishe ende për të thyer rregulla bashkë”, shkruan ajo mbi një foto të të atit.

Arbana Osmani ka ripostuar një foto, ku shihet e shkruar: “Gëzuar datëlindjen, superman! Do të më mungojë gjithmonë!”

Një nga moderatorët më të dashura në “Top Channel” dhe autoret e formatit më të ndjekur në Shqipëri, Luana Vjollca ka publikuar një nga fotot e tij, së cilës i bashkangjitet edhe moto: “Unë besoj akoma dhe besoj me gjithë forcat, prandaj vrapoj!”

Edhe Ervin Xhixho, që e njohim si DJ Vini nga “Top Albania Radio” ka bërë një dedikim të gjatë, duke shkruar: “Kemi qenë një ‘dorë e mirë’, që jemi ‘diplomuar’ në një ‘shkollë’, që s’kishte as literaturë, as orar mësimor. Dhe jam i lumtur që kam qenë nxënës tek ajo ‘shkollë’. Kishte vullnet, pasion dhe shumë punë aty. Shumë punë. Punë e mbikëqyrur në mënyrë të përsosur nga ai që ndërtoi “shkollën”. “Shkollë”, që nuk ma ha mendja se përsëritet më. Ishte ‘shkolla’ e Tanit!”

Edhe faqja zyrtare e Top Albania Radio ka dedikuar disa fjalë: “Sot përkujtojmë me mirënjohje themeluesin e Top Media, Dritan Hoxha, vepra e të cilit vazhdon të na frymëzojë.

Presidenti i grupit mediatik Top Media, Dritan Hoxha u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik në një nga akset kryesore të Tiranës dhe si për ironi të fatit, pak metra studiove të televizionit ‘Top Channel’ që ai themeloi në vitin 2001. Makina e drejtuar prej tij, “Ferrari”, kishte dalë nga rruga. Përplasja e fortë me një nga pemët buzë Lanës, kishte ndarë në dysh makinën duke provokuar më pas edhe vdekjen e 40-vjeçarit Hoxha. /Insajderi.com

This is where Dritan Hoxha, ex President of Top Media, died in a car accident with his Ferrari - Tirana