Në kulmin e suksesit, këngëtarja e njohur rrënqeth me dëshirën për vetëvrasje

Në kulmin e suksesit, këngëtarja e njohur rrënqeth me dëshirën për vetëvrasje

Kjo është historia rrëqethëse e këngëtares më famë botërore Billie Eilish. Momentalisht ajo po përjeton një sukses që shumë as që do ta ëndërronin, por jo ccdo gjë që shihni është aq e lehtë për këngëtaren 18 vjeccare.

Ajo që po thyen rekordet me hite si “Bad Guy” apo “Bury a friend” është e njohur për stilin e veçantë të teksteve dhe klipeve, ku guxon me tematika që nga seksualiteti e deri tek ankthi e depresioni.

Së fundmi në një intervistë të dhënë për “The Gayle King Grammy Special” ajo foli për dëshirën për t’u vetëvrarë që përjetoi në Berlin në 2018-n.
“Isha kaq e palumtur. Isha e palumtur dhe pa jetë.” tha këngëtarja, duke zbuluar se këngët e saj kanë lidhje me jetën e saj personale. Ajo tregoi se fama po e pengonte shumë dhe fakti që nuk mund të dilte pa rënë në sy e shqetësonte. “Nuk dua të tremb njeri, por realisht s’e besoja të jetoja deri 17 vjeçe,” pranoi Billie dhe shtoi se gjithmonë ka dashur ta lëndojë veten në njëfarë mënyre.

“Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj  mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj.”
Bill shtoi se në një prej këngëve të saj e tregon hapur dëshirën që kishte për të vrarë veten.

Në fund Bill tha se e nxori veten nga kjo situatë vetëm duke thënë se çdo gjë do të bëhet më mirë dhe se nuk duhet të lëndojë më familjen dhe njerëzit pranë saj.