Në lidhje dashurie me Kiara Titon?- Butrint Imeri tregon të vërtetën

Në lidhje dashurie me Kiara Titon?-  Butrint Imeri tregon të vërtetën

Këngëtari i njohur Butrint Imeri kohëve të fundit ka qenë shënjestër e mediave rozë, duke aluduar kështu se mes tij dhe prezantueses Kiara Tito ka më shumë se sa shoqëri.

Mirëpo duket se mes dyshes nuk ka diçka më shumë se miqë – kështu të paktën ka lënë të kuptohet ai në intervistën e fundit për “Prive”.

Ai u shpreh se është beqar dhe i fokusuar vetëm në karrierë.

Ndërsa sa i përket aludimeve, Butrinti tha se nuk është e thënë që me çdo femër që ai shihet ose del në rrjetet sociale, do të thotë se është e dashura e tij.

I njëjti, gjithashtu ka folur për projektet e shumta që është duke përgatitur, duke cituar ndër të tjerash se ëndërron një koncert gjgant në të ardhmen, në një nga stadiumet shqiptare.