Ambicie e zhveshur – kështu fillon artikullin e përditshmja britanike “The Sun”, ku renditi disa nga ‘fustanet e zhveshur’ më të njohur të tapetit të kuq, njofton Insajderi.
E aty nuk mungoi as këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti e cila tash e sa vite jeton dhe punon në Amerikë.
“Këngëtarja shqiptare ktheu koka në “American Music Awards” në vitin 2014 në fustanin e gjatë rrjetë, nën të veshur me tanga dhe tapa thithkash”, shkruan gazeta duke bashkangjitur edhe një fotografi të këngëtares.
“Ajo e ka krijuar emër me të tilla veshje, por pop karriera e 41-vjeçares nuk është po aq impresionuese”, përfundon gazeta, duke theksuar popullaritetin e pakët të këngëtares në ShBA.
Lista e të famshmeve pastaj vazhdon me aktoren Jason Statham, ku në fillim të viteve 2000, ajo u shfaq në tapetin e kuq për premierën e filmit “Snatch”, me një fustan rozë tejet ekspozues.
Në artikull përmendet edhe aktorja Liz Hurley, me fustanin e famshëm nga Versace. Me fustanin e zi ajo u shfaq në tapetin e kuq në vitin 1994, në krah me aktorin e famshëm, Hugh Grant.
Teknikisht nuk mund të quhet një fustan, por ish-e dashura e Kanye West, Amber Rose u shfaq me veshjen transparente e krijuar me zingjirë të bardhë eventin e ndarjes së çmimeve “VMA” në vitin 2014.
Një nga fustanet transparente më të njohur në industri është padyshim ky i vitit 1993, që u vesh nga Kate Moss. Super-modelja kishte folur për fustanin së fundmi duke thënë, “Ishte hera e parë që më fotografuan paparacët”. /Insajderi.com