Në Lituani lindë një bebe e dehur

Në spitalin universitar në Klajpeda në Lituani lindi një vogëlushe me 4 promilë alkool në gjak.

Në Lituani lindë një bebe e dehur

Nëna e vogëlushes është një grua 35 vjeçe e cila gjatë lindjes ishte në gjendje të dehur.

Sipas fjalëve të mjekëve, gjendja e nënës është stabile, por nuk mund të japin parashikim për gjendjen e fëmijës, pasi organizimit të bebes i nevojiten disa javë të pastrohet nga alkooli.

Siç ka pretenduar mjekja Nataliya Grigorieva, ajo me një rast të tillë është ballafaquar për herë të parë në praktikën e saj 40 vjeçare.

“Vajzë e bukur, dy kilogramë e gjysmë, duket normale. Është vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë më tutje”, ka thënë mjekja.

Të përkujtojmë, madje edhe te njerëzit e rritur 2,5 promilë të alkoolit në gjak është gjendje serioze, derisa 4 promilë mund ta vështirësojë punën e zemrës./Insajderi.com.