Në majën më të lartë të Kosovës, flamuri i shtetit zëvendësohet me atë të Shqipërisë

Në majën më të lartë të Kosovës, flamuri i shtetit zëvendësohet me atë të Shqipërisë

Në majën më të lartë të Kosovës, atë të Gjervicës, ku ka qenë i vendosur flamuri i Kosovës, është zëvendësuar me atë të Shqipërisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo nuk ka ndodhur gjatë këtij muaji, këtë e ka bërë të ditur Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile.

“Me pas shtet është privilegj dhe fat, shumë popuj me kultura të ndryshme kanë mbetur pa shtete, si psh: kurdikistanet, tibetianet, tataret etj vetëm se nuk e kane pasur përkrahjen e duhur, kosovaret fatmirsishit e kishin këtë përkrahje kur ne 2008 e shpallen panvarsine, e qe atë e kane njohur me shume se gjysma e shteteve te botes, shtetet tjera qe nuk e kane njohur mundohen te justifikojne se kinse Kosova nuk meriton te jete shtet, e arsye me shume per keto justifikime i japin edhe njerëz qe jetojnë ne Kosove, kane pasaportë të Kosovës, por që nuk duan ende ta pranojnë flamurin dhe simbolet indetifikuese te shtetit te Kosovës, sikur ne këtë rastin ku ne majën me te larte te shtetit e heqin flamurin e shtetit”, ka shkruar Gacaferi.

Tutje, Gacaefri ka thënë se “Gjeravica 2656m është njëra nder pikat me te vizituara nga turistet e huaj, por për ta është shume e çuditshme dhe e papranueshme qe ne majën me te larte te shtetit te Kosovës te jete flamuri që zyrtarisht është i shtetit te Shqipërisë”. /Insajderi.com