
Teksa të gjithë fansat po prisnin këngën e re të Genc Prelvukaj, ai sot mori një vendim. Kënga e re me titull “Mungon” që ishte paraparë të publikohej gjatë ditës së sotme, nuk po publikohet, njofton Insajderi.
Ky vendim vjen si rrjedhojë e situatës politike të vendit dhe ngjarjeve që rrodhën.
Gjatë ditës së djeshme me orë të tëra u bastis shtëpia e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi nga forcat e EULEX-it, ndërkaq ditën e sotme, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat për Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, ku ky i fundit dha dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës.
Për këngëtarin ishte më e rëndësishme që të gjithë të pozicionohemi në mbështetje të UÇK-së, ndërkaq kërkon mirëkuptimin e të gjithëve që po prisnin këngën e re, data e publikimit e së cilës u shty për disa ditë.
Kjo është edhe hera e dytë që këngëtari shtyu këngën e cila duhej të publikohej më 1 nëntor. /Insajderi.com