Në mesin e gjithë dramës me familjen Kardashian, Larsa Pippen po shijon romancën me futbollistin kosovar

Në mesin e gjithë dramës me familjen Kardashian, Larsa Pippen po shijon romancën me futbollistin kosovar

Familja Kardashian/Jenner kanë bërë miliona me dramat e tyre familjare, të cilat gjithnjë janë paraqitur në shfaqjen e tyre ‘reality’, “Keeping Up With the Kardashians”.

Por së fundmi ish-shoqja e ngushtë e Kim Kardashian, Larsa Pippen, bëri diçka të papredecent: Ajo dha një intervistë për “Hollywood Raw”, ku foli shumë hapur për bashkëshortin e Kim. Pippen tha ai po i ‘shpëlan trurin’ familjes dhe se ajo ishte në lidhje me ish-të dashurin e Khloe Kardashian, pak kohë para saj, shkruan Elle, transmeton Insajderi.

Kardashians think Larsa Pippen is 'toxic energy'

E gjithë familja u distancua nga ajo edhe në rrjete sociale. Një burim i afërt për “Entertainment Tonight”, aso kohe foli edhe për perspektivën e familjes në gjithë këtë situatë. “Larsa dhe Kardashianët nuk kanë shoqëri më dhe janë distancuar”, tha burimi. “Familja mendojnë se ajo nuk po sjellë energjinë më të mirë të mundshme dhe kështu u larguan. Nuk ka hatërmbetje mes tyre, por nuk e panë të arsyeshme të shoqërohen bashkë”.

Ndëkorhë mes gjithë kësaj buje mediatike, Pippen ndërkohë po shijon romancë me futbollistin kosovar Liridon Krasniqi. Këtë e bëjnë të ditur burime të sigurta për “Prive”. Krasniqi është i lindur në Gjermani, por më së shumti karrierën fubollistike e ka zhvilluar në Malajzi, ndërkohë që ka debutuar me Kombëtaren U21 të Shqipërisë dhe përfaqësuesen A të Kosovës.

Futbollisti Liridon Krasniqi merr pasaportën e Malajzisë - Albinfo

Në anën tjetër, Larsa Pippen ishte e martuar basketbollistin, Scottie Pippen për afër 19 vjet, para se të ndanin lajmin në vitin 2016, se çifti që ka katër fëmijë janë ndarë.

Larsa Pippen Files for Divorce from Scottie Pippen | PEOPLE.com

Që kur njoftuan për herë të parë ndarjen e tyre në 2016, çifti pushoi divorcin e tyre në 2017. Kur ata njoftuan për herë të parë ndarjen në 2016, ata thanë në një deklaratë: “Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe 19 vjet së bashku, kemi nisur procedurën për divorc”, shkruan Bravo TV.

Tetorin e kaluar, Larsa Pippen dhe Scottie Pippen konfirmuan se ata po vazhdojnë procedurën për divorc. /Insajderi.com