
Besojeni ose jo, në videon e mëposhtme, Afërdita Dreshaj është në muajin e fundit të shtatzënisë, por ndërkohë ajo arrin të realizojë disa sete të vështira ushtrimesh, në acar teksa bie borë, njofton Insajderi.
Modelja dhe këngëtarja, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Ajo dhe bashkëshorti, Jakub Kindl do të bëhen prindër të një djali këtë muaj.
Llogarinë e saj në Intstagram, Afërdita e përdor për të promovuar jetë të shëndetshme dhe palestrën, për të cilën e ndihmon edhe bashkëshorti i saj i cili është hokeist me profesion. /Insajderi.com