Billie Eilish ka lansuar një koleksion figurash lodrash të inspiruara nga videot për këngët hit si “Bad Guy” dhe “All The Good Girls Go To Hell”, njofton Insajderi.
Krijuar në partneritet me Playmates Toys dhe Bravado, linja fillon më 15 tetor në faqen zyrtare të Eilish.
Kukulla ‘Bad Guy’ është 26 cm e gjatë dhe përmban një skulpturë të ngjashme me këngëtaren me rrobat e saj të verdha dhe vjen në një kuti që transformohet në një sfond të frymëzuar nga videoja muzikore.
Një tjetër kukull e inspiruar nga “All Good Girls Go To Hell” ka gjatësi 15 cm dhe përmban krahë plotësisht të lëvizshëm. Mund t’i shihni të dy kukullat më poshtë. /Insajderi.com
Burimi: NME