Në një botë para-pandemike, Brad Pitt na kishte paralajmëruar për maska

Në një botë para-pandemike, Brad Pitt na kishte paralajmëruar për maska

Aktori i mirënjohur i Hollywood-it, Brad Pitt ka treguar se të menduarit e tij është gjithmonë përpara kohe.

Aktori i Fight Club u ka bërë thirrje njerëzve të fillojnë të vënë maska shumë kohë para se coronvirus-i të vërshonte botën, njofton Insajderi.

Një video e vjetër ku shfaq aktorin një konferencë për shtyp në Japoni në shtator të vitit 2019, shtatë muaj para pandemisë globale, po bën xhiron e internetit.

“Po shoh mbrapa dikë me maskë në fytyrë”, thotë aktori teksa bën me gisht drejt dikujt. “Kur erdha për herë të parë këtu dhe pashë të gjithë njerëzit me maska në fytyrë në aeroport, mendova,‘Kjo është pak paranojake – pse janë kaq paranojak?”

“Atëherë unë kuptova se kur jeni të ftohur ju po mbroni të tjerët – dhe unë mendoj se kjo është shumë e kujdesshme”, thotë ai.

“Unë nuk e di pse pjesa tjetër e botës… Unë nuk e di pse nuk e bëjmë këtë”, shtoi ai. /Insajderi.com