Në një furi spekulimesh për ndarje, veprimi i fundit i Jennifer Lopez përforcon dyshimet

Në një furi spekulimesh për ndarje, veprimi i fundit i Jennifer Lopez përforcon dyshimet
Burimi i fotografisë: Shutterstock

Mes gjithë bizhuteritë që Jennifer Lopez kishte vënë për fotografinë e kopertinës së revistës “inStyle”, unaza e fejesës që i dhuroi Alex Rodriguez nuk ishte njëra ndër to, njofton Insajderi.

Ky raportim vjen menjëherë pas një muaji që mediat u mbushën me lajmet se ajo dhe atleti i kishin dhënë fund fejesës pas dy vjetësh.

Së fundmi këngëtarja ka qëndruar në Republikën Dominikane për xhirimet e një filmi të ri. Rodriguez udhëtoi për të takuar të fejuarën e tij, dhe disa fotografi paparazi paraqitnin të dy duke u puthur, gjë që dëshmoi se ata nuk ishin ndarë.

Gjatë këtij udhëtimi një burim i afërt zbuloi për revistën Hollyëood Life se çifti po punojnë për të rikuperuar lidhjen e tyre.

“Alex po e lut Jennifer që të vazhdojë me të. Ai po punon fort që të shpëtojë lidhjen andaj edhe fluturoi për në Republikën Dominikane”.

“Ata janë përleshur kohëve të fundit”, shtoi burimi. “Ata veçse ishin në terapi dhe po e vazhdojnë atë për hir të lidhjes së tyre. Të dy janë të përkushtuar që të punojnë në raportin e tyre”. /Insajderi.com