Në një moment i thotë se është burri i saj – Shqipja publikon incizime të Andit

Në një moment i thotë se është burri i saj – Shqipja publikon incizime të Andit

Teksa Andi Shehi dhe Tea Trifoni kanë deklaruar se janë ekskluzivisht për njëri tjetrin dhe se gjërat po bëhen më serioze, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj publikoi disa incizime të Andit – dhe gjërat janë shumë më ndryshe se që i kemi menduar, njofton Insajderi.

Për të kuptuar më mirë situatën, kthehemi pas në kohë. Kujtojmë debatin mes Shqipes dhe Teas, ku kjo e fundit sapo kishte bërë ndërhyrje për të rënë në peshë. Dy vajzat patën një përplasje që degradoi edhe në ofendime.

Shqipja i tha Teas: “Të ka bërë keq baloni gastrit!”, dhe Tea më pas lë karrigen dhe del nga studio. Menëjeherë pas saj rendi Andi, veprim i cili bëri bujë në media, dhe shumë e perceptuan si gjest dashurie.

Por, sipas disa mesazheve zanore në Whatsapp që Shqipja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, situata ishte shumë më ndryshe.

Publikimi i mesazheve erdhi si pasojë e deklaratës së nënës së Andit, e ftuar në edicionet festive të “Për’puthen”. Zonja në fjalë, tha se Andi nuk ka pasur asgjë më Shqipen, dhe nëse i është afruar është bërë me qëllimin që të provokonte vajzën që ai vërtet pëlqente, Tean.

Në postimin e saj të parë, që është e deklarata e nënës së Andit, ajo thotë se nëse Andi është tallur me ndjenjat e një vajze, ajo si nënën duhej të ishte kundër.

Më pas Shqipja publikoi mesazhet zanore të Andit, duke theksuar se mes tyre kishte ndjenja po u shuan gjatë rrugës dhe se raporti i tyre nuk ishte për të bërë askënd xheloz.

Në mesazhet e dërguara, Andi dëgjohet duke thënë:

“O sa inat më vjen kështu. Po ti pse nuk ja tregon historinë tamam se si ishte? Unë me vërtet dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë. Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkt e te ti. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagojë ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkt e te ti. Ty edhe të argumentova çdo gjë tash. Pse nuk ja shpjegon? Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë, kështu që përpiqu ta rregullosh situatën”.

Më poshtë mund të dëgjoni të gjitha mesazhet zanore që Shqipe Hysenaj ka publikuar. /Insajderi.com