Në një moment të performancës, Dua Lipa shkëputet nga toka në ajër

Në një moment të performancës, Dua Lipa shkëputet nga toka në ajër

Dua Lipa performoi këngën e saj të re “Levitating” në “American Music Awards 2020”, mbrëmjen e djeshme, teksa ajo pluskonte në ajër, njofton Insajderi.

Me një fustan vezullues, e rrethuar nga valltarë, në sekondat e fundit të këngës ajo u ngrit në ajër, duke dhënë një shfaqje të mrekullueshme.

Lipa ishte e nominuar për dy cmime: Favorite Female Artist (Pop/Rock) and Favorite Song (Pop/Rock) për “Don’t Start Now”. Artistja u nderua me çmim për nominimin e dytë. /Insajderi.com