Në një video, Justin Bieber na tregon se si ‘zhduk’ të gjitha tatuazhet

Në një video, Justin Bieber na tregon se si ‘zhduk’ të gjitha tatuazhet
Burimi i fotografisë: Joe Termini

Për të parën herë në një dekadë, këngëtari Justin Bieber është pa asnjë tatuazh në trupin e tij, njofton Insajderi.

Këngëtari 26 vjeçar, ‘hoqi qafe’ ato që të bëhej gati për një rol të inspiruar nga boksieri legjendar “Rocky”, në videoklipin e tij të ri për këngën “Anyone”.

Bieber ndau një klip të prapaskenave, ku shihet i ulur në një karrige ndërsa një ekip punojnë në të gjithë trupin e tij, për të mbuluar tatuazhet e panumërta me makijazh.

Të gjithë ndjekësit e tij u shprehën se ishte e çuditshme të shohin atë pa asnjë tatuazh.

Më poshtë mund të shihini videon që ai ndau në Instagram, duke dokumentuar të gjithë procesin e mbulimit të tatuazheve. /Insajderi.com