Nga “Treshi përsheshi”, i pari që la grupin e të prehet në amshim, ishte Ibrahim Krajkova, i njohur për rolin e tij, Leci, njofton Insajderi.
Janë bërë 5 vjet që kur aktori shumë i dashur për publikun shqiptar, u nda nga jeta në moshën 58 vjeçare.
Rasim Thaçi që të gjithë e njohim si Leci, publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruan:
“5 vite nga ikja yte në amshim Lec i dashtun! Është e vështirë me të përkujtu shokë i dashtun , ditë e natë bashkë , në koncerte bashkë , në udhëtime bashkë , në kafe bashkë … bashkë dhe vetëm bashkë. Koha po kalon , mirpo ti egziston gjithmonë në mendjet tona”.
View this post on Instagram
Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”. Përveç kësaj, ai është i njohur për batutat e tij në shumë video-projekte dhe ato muzikore. /Insajderi.com