Në prag të të 30-tave, Getinjo merr vendime të rëndësishme

Reperi ferizajas Getinjo, sot po feston ditëlindjen e tij të 29-të dhe kjo ditëlindje e bëri atë të marrë disa vendime të rëndësishme për jetën e tij, njofton Insajderi.

Në prag të të 30-tave, Getinjo merr vendime të rëndësishme

Vitet e 20-ta mund të jenë të vështira për një person, sepse kjo dekadë përbëhet nga gabime, zhgënjime dhe neglizhencë të rregullave, mirëpo që të gjitha janë pjesë e procesit të kalitjes së karakterit.

Gjërat fillojnë të ndryshojnë në prag të të 30-tave, gjë që e ka kuptuar edhe reperi që sot mbushi plot 29 vjet, njofton Insajderi.

Ky tranzicion të shërben të kuptosh se ku dëshiron të jesh si person, si në rastin e reperit i cili ka vendosur të heqë dorë nga stili ‘moskokëçarës’ i jetës. Për më tepër teksa hyn në dekadën e tretë të jetës tënde, kupton se çfarë duhet të jetë primare për ty, ku edhe reperi ka vendosur të fokusohet tërësisht në karrierën e tij.

E gjitha kjo nuk mund të bëhet nëse nuk njeh veten mirë, gjë që reperi e ka kuptuar, ku dhe vendimi i tij i parë për këtë ditëlindje, është që të punojë më shumë me veten. /Insajderi.