Në pritje të ëmbël, aktorja e njohur rrëfen e pikëlluar abortin

Në pritje të ëmbël, aktorja e njohur rrëfen e pikëlluar abortin

Aktorja e serialit të njohur “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell ka rrëfyer tanimë që është në pritje të ëmbël se brenda pak muajsh mund të ishte nëna e dy fëmijëve.

Shay ka treguar se pak kohë më parë ka patur një abort spontan, të cilin e ka përjetuar vërtetë shumë. Ajo ka pohuar më tej se ka qenë pikërisht kjo arsyeja se përse e ka mbajtur të fshehtë lajmin e shtatzënisë.

“Zgjodha ta mbaja të fshehtë për shkak të herës së parë. Nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Herën e parë kur isha shtatzënë vitin e kaluar, Matte dhe unë nuk e kishim planifikuar, ndodhi dhe ne ishim vërtet të ngazëllyer për këtë. Isha 14 javëshe shtatzënë, nuk e kisha idenë e probabilitetit për një abort spontan. Kur ndodhi, isha krejtësisht e verbuar. Ende i kam ato foto në telefonin tim, ende i kam të gjitha ekot nga vizitat e mjekut dhe është e çuditshme, sepse nuk i kam parë, natyrisht, por nuk e kam harruar atë që ndodhi. Sigurisht, jam super e lumtur, por ende ndjej për atë që kam humbur… Është vërtet e vështirë, sepse ndiheni të thyera si grua dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë”- ka rrëfyer Shay Mitchell.