Në rrethana misterioze reperi qëllohet për vdekje

Në rrethana misterioze reperi qëllohet për vdekje

Reperi Lil Yase u qëllua për vdekje këtë të shtunë në regjionin East Bay ne San Francisko, raporton TMZ, transmeton Insajderi. Ai ishte 25 vjeçar.

Vrasja e reperit, emri i të cilit është Mark Antonyyo Alexander tronditi rrethin e tij të ngushtë, që pretendojnë se ai nuk kishte ndonjë mosmarrëveshje ose armik që do të bënte një gjë të tillë.

E këtë të premte, ai u kyç në llogarinë e tij në Instagram, për të uruar të gjithë ndjekësit për Ditën e Falënderimeve.

Burime të afërta të reperit thonë se ai kishte mbetur deri vonë me ekipin e tij në studio muzikore.

Ai doli nga aty i vetëm rreth orës 11:30 të mbrëmjes, duke thënë se do të kthehej për pak.

Në orën 1:00 pas mesnatës, u dha lajmi se ai kishte vdekur nga të shtëna me armë dhe trupi i tij i gjet diku në East Bay, që është një orë larg vendit ku ai u pa së fundmi i gjallë. /Insajderi.com