Në telefon me Werner Harzog: “Vetmia e thellë ekzistenciale po vjen drejt nesh”

Në telefon me Werner Harzog: “Vetmia e thellë ekzistenciale po vjen drejt nesh”

Në një intervistë telefonike ndërkohë që i izoluar, regjisori  madh flet se si virusi Covid-19 do ta ndryshojë kinemanë dhe se si do të ndryshojë sjellja njerëzore e portretizuar në filmin e tij të ri, “Family Romance LLC”. Regjisori sugjeron që mënyra më e mirë për ta mposhtur virusin është duke u bërë agresiv dhe duke qëndruar në shtëpi.

I famshëm për filmat si Aguirre, Wrath of God (1972), Fitzcarraldo (1982), Rescue Daën (2006), Bad Lieutenant: Port of Call Neë Orleans (2009), Herzog është një nga të mbijetuerit e mëdhenjë të botës së filmit, raporton BFI, shkruan Insajderi.

I pyetur nëse po shikon shumë filma gjatë kohës së izolimit, Herzog thotë se më shumë lexon libra, sidomos ata që janë të këqinjë me qëllim. Ai përmend rekomandimin e mikut të tij Errol Morris, i cili i ka rekomanduar të lexojë një libër të shkruar keq për një zbutës të dështuar luanësh.

Werner Herzog mendon që Korona mund të ketë ndikim pozitv në kinema, ngjajshëm sikur në Dekameron. Ai mendon që të gjithë ne mund të mësojmë shumë nga kjo situatë.

Filmi i tij më i ri Family Romance LLC ka pamjen dhe ndjesinë e një dokumentari, por nuk është i tillë.  Werner thotë se ka shumë njerëz që e marrin si dokumetar dhe këtë ai e merr si compliment sepse tregon se sa autentik janë aktorët që e luajnë./Insajderi.com