Përgjatë viteve, shumë anëtarë të familjes mbretërore kanë dëshmuar se kanë një shije të modës, e kështu duke u bërë edhe ikona të stilit. Pa dyshim në këtë mes bën pjesë edhe dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, që ka një qasje të freskët në veshjet klasike dhe elegante.
Në anën tjetër të spektrit, është ylli i popit, Dua Lipa nga Gjenerata Z, që sjell një estetikë të re duke luajtur me stile dhe veshje të ndryshme. Së fundmi ajo inkorporoi stilin klasik të dukeshës në veshjen e saj por me një ndryshim, njofton Insajderi.
View this post on Instagram
Duke kombinuar klasiken me modernen, Dua zgjodhi një fustan nga Marc Jacobs me një siluetë shumë të ngjashme me fustanet që vesh Kate. Një detaj në veçanti tërhoqi vëmendjen: jakët e mëdha, një nga tendencat e preferuara të dukeshës.
Teksa Dua zgjodhi një fustan më tradicional që përqafon atmosferën mbretërore ajo e kombinoi me një palë çizme të lëkurës nga Dr. Martens, duke i dhënë kështu një prekje më urbane veshjes së saj delikate. /Insajderi.com