Në vigjiljen e Krishtlindjes këngëtarja amerikane përfundoi në spital

Në vigjiljen e Krishtlindjes këngëtarja amerikane përfundoi në spital

Jessie J është shprehur mirënjohëse që po merr veten nga një incident i frikshëm që e dërgoi atë në spital, në vigjiljen e Krishtlindjes, shkruan EW, transmeton Insajderi.

Më anë të një videoje që ajo publikoi në Instagram, këngëtarja zbuloi se ajo u shtrua në spital pas sëmundjes Meniere – një sëmundje e veshit të brendshëm që shkakton vertigo – që e la atë të shurdhët dhe ia bëri gati të pamundur të ecte si duhej.

“U zgjova dhe ndjeva se isha komplet e shurdhër në veshin e djathtë, nuk mund të ecja një vijë të drejtë”, kishte thënë këngëtarja në video. “Më thanë që kisha sindromin Meniere”.

“E di së shumë njerëz vuajnë nga ajo, dhe shumë më kanë shkruar për të më dhënë këshilla të mira, e kështu nuk e bëra shumë të madhe”, shtoi ajo. “Tani, për herë të parë kam mundur të këndoj dhe ta duroj veten. Më mungon të kënduarit dhe njerëzit”.

“Mund të ishte edhe më keq. Jam mirënjohëse për shëndetin tim, veçse u shqetësova. Në vigjiljen e Krishtlindjes, isha në spital. Mirë që shkova herët dhe ata e kuptuan shpejt se çfarë ishte dhe morra trajtimet e duhura, kështu që ndihem shumë më mirë sot”.

Këngëtarja u shpreh se ishte shumë mirënjohëse dhe uroi të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj për festat e fund vitit. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jessie J (@jessiej)