Nëna e B.I.G. akuzon motrat Kardashian për përdorim të fotografisë së birit

Nëna e B.I.G. akuzon motrat Kardashian për përdorim të fotografisë së birit

Nëna e reperit B.I.G.I.E është e zemëruar me motrat Kardashian, Kylie dhe Kendall, për shkak të përdorimit të fotografisë te djalit të saj të ndjerë, Biggie, në bluzat e tyre. Në ato bluza ishte edhe dhe Tupac.

Nëna e Biggie, Voletta Wallace, publikoi një foto njërën prej bluzave të Kendall dhe Kylie.

Wallace deklarohet se fotografitë janë marrë pa leje dhe se motrat Kardashian kanë qëllime fitimprurëse, njofton TMZ.

“Nuk jam i sigurt se kush i tha @kyliejenner dhe @kendalljenner se kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë. Neglizhenca e këtyre vajzave për të mos më kontaktuar as mua, e as ndonjërin nga grupi i B.i.g.i.e më shqetëson mua. Unë nuk kam ide se pse ato mendojnë se mund të shfrytëzojnë vdekjen e Tupac dhe të birit tim, Christopher, për të shitur një maicë. Kjo është jo etike, e neveritshme dhe shfrytëzim në mënyrën më të keqe!!!”, kishte shkruar Wallace në llogarinë zyrtare në  Instagram.

Çmimi i maicës ishte 125 dollarë. /Insajderi.com