Bëhen rojë murane Te krojet e shterra të gjirit. Në ballin tonë përherë U bëjnë dritë shejte gishtat. " />

Nënat lahen në gazin tonë, në lotët e tyre

Nënat lahen në gazin tonë, në lotët e tyre

NËNAT

Ato lahen në gazin tonë
Në lotët e tyre.

Bëhen rojë murane
Te krojet e shterra të gjirit.

Në ballin tonë përherë
U bëjnë dritë shejte gishtat.

Ditët na i prarojnë dhe rrugët.
Me nga një bekim më t’mirin.

Me rrëmetën e krrusur t’moteve
Na ruajnë nga hijet e liga.

Një ditë shkojnë si të shkonin
Të mos vijë më vdekja.

E s’na kërkojnë asgjë
Pos një grusht dhe mbi krye.

Shkojnë.
E sa herë vdes nënë
Vdes nënëmira ime.

Azem Shkreli