Nënë për herë të parë – Afërdita Dreshaj zbulon emrin e të birit

Nënë për herë të parë – Afërdita Dreshaj zbulon emrin e të birit

Një ditë më parë, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl, janë bërë prindër për herë të parë, njofton Insajderi.

Lajmin për ardhjen në jetë të foshnjës djalë e dha vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Në një fotografi prindërit e rinj shfaqen duke mbajtur në përqafim të porsalindurin.

“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri…”, përshkruan postimin e saj, Afërdita.

Me një postim tjetër në llogarinë e saj në Instagram, modelja zbuloi edhe emrin e vecantë të vogëlushit që është Sky Blu. /Insajderi.com