Nënë për herë të parë – Eliona Pitarka publikon video të foshnjës

Nënë për herë të parë – Eliona Pitarka publikon video të foshnjës

Para dy ditësh, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Eliona Pitarka ndau lajmin se ka sjellë në jetë fëmijën e parë, njofton Insajderi.

Aktorja ndau një fotografi, ku shkruan “Ajo është më në fund këtu”.

Lajmin se është shtatzënë e zbuloi teksa ajo përgjigjej në pyetjet e ndjekësve në Instagram, aktorja konfirmoi edhe lajmin se ajo vërtetë është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

Së fundmi, ajo ka publikuar edhe videon e parë teksa mban vogëlushen e saj në duar, emrin e së cilës akoma nuk e ka zbuluar.

“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”, shkruan aktorja krahas videos. /Insajderi.com