
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku ka ironizuar me faktin që Elvana Gjata nuk arriti të dal fituese e Festivalit të 58-të të RTSH-së.
Ajo me anë të një shkrimi në “facebook” ka shkruar si me ironi “Për pak, por fitoi ARILENA! Nuk ka dy fitues” duke e ‘goditur’ Elvana Gjatën dhe të gjithë ata që qysh kur dolën listat e pjesëmarrësve në FRTSH 58′ e kishin marrë si të kryer fitoren e kësaj të fundit, shkruan Insajderi.

Komenti i nënkryetares së VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku
Mulhaxha – Kollçaku duket t’i jetë gëzuar faktit që këngëtarja shqiptare, Arilena Ara është shpallur fituese e këtij festivali, saqë edhe emrin ia ka shkruar me shkronja të mëdha.
Kujtojmë që Festivali i Radio Televizionit Shqiptar sonte i ka dhënë biletën Arilena Arës që të përfaqësoj Shqipërinë në festivalin më të madh evropian, “Eurovison” ku asnjëherë asnjë prej përfaqësuesve të Shqipërisë në “Eurovison” nuk ka arritur të dal i/e pari/a.
/ © Insajderi /