
Një nga hitet e këtij viti “Nëntori” që bëri bujë qysh në prezantimin e parë në festivalin Kënga Magjike, e kënduar nga Arilena Ara tashmë ka dalë edhe në versionin e dytë, në gjuhën angleze.
Kënga dhe videoja e saj janë publikuar të enjten dhe qysh në orët e para ka shënuar një sukses, duke marrë më shumë se 20 mijë shikime.
Fansat e Arilenes megjithatë kanë nisur të tregojnë për versionet e tyre të pëlqyera. Disa e duan më shumë versionin në gjuhën shqipe.
Sidoqoftë në cilindo version, kënga e Arilenes përcjellë një emocion të veçantë./Insajderi