“Nermini” në lidhje me aktorin e njohur turk

“Nermini” në lidhje me aktorin e njohur turk

Edhe pse nuk është parë më në ndonjë serial, që nga roli i saj në serialin mjaft të pëlqyer “Aci hayat”, Selin Demiratar ende mbahet mend nga roli i “Nerminit”.

Aktorja, e cila në serialin “Jetë e hidhur” ka pasur rolin kryesor, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur turk, Kenan Imirzalioglu, është pëlqyer kudo ku është transmetuar seriali.

Por, në jetën reale Selini ka qenë në lidhe me aktorin turk, Mehmet Akif Alakurt i cili në Kosovë njihet me rolin e “Boranit”.

Lidhja e tyre kishte marrë fund në vitin 2016. Dashuria e tyre kishte lindur në një serial ku dyshja ishin në rolet kryesore. 36 vjeçarja, në vitin 1999 ka fituar konkursin “Miss Globe”, kështu duke e përfaqësuar Turqinë në “Miss Bota”, ku edhe ka fituar vendin e tretë.

Nga ajo kohë “Nermini”, ka filluar karrierën profesioniste si aktore. Eksperienca e saj e parë në aktrim ka qenë në Teatrin Komunal të Antalyas. Më poshtë shihni disa imazhe nga përditshmëria e Selinit.