Së fundmi në llogarinë e saj, Vesa Luma ka ndarë disa momente familjare teksa familja po ‘vizitojnë’ dinozaurët në një park në Auckland në Zelandën e re.
Ndër shumë imazhe që ajo ka ndarë, këngëtarja zbulon se është shumë supersticioze meqë gjatë gjithë ditës kishte parë fluturën e njëjtë që i vinte pas. Madje ajo pyet edhe ndjekësit se ç’do të thotë kur një flutur të vihet pas.
“Jam supersticioze…çfarë ndodh kur flutura të ndjek?” – shkruan Luma, mbi një imazh të shkrepur të fluturës. “Po vrapoj dhe është ende këtu.” – shkruan në një tjetër foto që këngëtarja ndau pak më vonë.
Në fakt shumë njerëz besojnë në besëtytni deri në pikën që shumë vendime i bazojnë në kto besime.
Shumë kultura kanë besëtytni si “macja e zezë pret udhën” ose “kur thyen një pasqyrë” me anë të cilave shpjegojnë fatin tënd për të ardhmen.
Sipas faqes powerofpositivity.com, flutura përfaqëson rilindjen shpirtërore, transformimin, krijimtarinë, potencialin e pafund, gëzimin, ndryshimin dhe një aftësi për të përjetuar mrekullitë e jetës. /Insajderi.com