
Gjatë një interviste për “Nexus Radio” në Amsterdam, Era Istrefi tregoi se cili do të ishte profesioni i saj në qoftë se nuk do të ishte këngëtare .
“Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut.” – ka thënë Istrefi
Gjatë intervistës, Era Istrefi iu rikthye edhe performancës së “Kupës së Botës”, krahas Ëill Smith dhe Nicky Jam
“Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme.” – tha Era.
Është paralajmëruar se Era ka realizuar bashkëpunimin e parë muzikor me të motrën Nora Istrefi, që pritet të publikohet së shpejti/Insajderi.com