Nëse nuk do të bëhej këngëtare, Era Istrefi tregon se cilin profesion do ta zgjidhte

Nëse nuk do të bëhej këngëtare, Era Istrefi  tregon se cilin profesion do ta zgjidhte

Gjatë një interviste për “Nexus Radio” në Amsterdam, Era Istrefi tregoi se cili do të ishte profesioni i saj në qoftë se nuk do të ishte këngëtare .

“Ndoshta do të isha psikologe, pasi kam një pasion të madh për psikologjinë edhe pse nuk dukem. Nuk e jap atë përshtypje, por sinqerisht jam e fiksuar me mënyrën si funksionon mendja e njeriut.” –  ka thënë Istrefi

Gjatë intervistës, Era Istrefi iu rikthye edhe performancës së “Kupës së Botës”, krahas Ëill Smith dhe Nicky Jam

“Ishte çmenduri. Epike. Shumë e madhe! Mbeta e shokuar kur zbulova se do të jem një ndër këngëtaret për të performuar këngën e Kupës së Botës 2018, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Kënga ishte e mrekullueshme dhe jam mirënjohëse që isha pjesë e saj. Përvoja ishte e pabesueshme.” – tha Era.

Është paralajmëruar se Era ka realizuar bashkëpunimin e parë muzikor me të motrën Nora Istrefi, që pritet të publikohet së shpejti/Insajderi.com