Duhanpirësit zakonisht ankohen për vështirësinë e lënies së duhanit, duke qenë se pirja e duhanit te ta pranohet si një zakon.
Por, nëse ju keni vështirësi ta braktisni duhanin, të paktën tentoni që ta mbani veten të shëndetshëm dhe t’i pastroni organet tuaja në këtë mënyrë, raporton Insajderi
Uji: Ndihmon në largimin e nikotinës së mbetur në trup. Nëse trupi juaj mbetet pa ujë atëherë kjo ndikon në uljen e riprodhimit të qelizave gjë që ulë edhe imunitetin ndaj nikotinës.
Kivi: Ju ndihmon që të ulni sasinë e nikotinës në trupin tuaj.
Lëng karrote: Nëse ju jeni i varur nga duhani, duhet ta dini që nikotina qëndron në trupin tuaj për 3 ditë. Por, ju mund të konsumoni lëng karrote për ta pastruar dhe për të parandaluar pasojat e këqija të nikotinës.
Hithër: Duke qenë se në vete përmbajnë sasi të madhe të hekurit dhe dezinfektuesit, është mirë që të përdoret nga duhanpirësit. Me anë të barit të hithrave mund të shpëtoni nga nikotina në trupin tuaj.
Xhenxhefil: Luan një rol të veçantë në pastrimin e mushkërive tuaja dhe ul dëshirën tuaj për të pirë duhan.
Brokoli: Që të merrni vitaminat B5 dhe C konsumoni brokoli, në veçanti brokoli luan një rol të veçantë në shërimin e mëlçisë suaj.
Portokall: Ka një sasi të pasur të vitaminës C. Ndërsa, shumica e të varurve nga duhani përballen me mungesë të vitaminës C./Insajderi.com