Nëse rastisë të jeni në Ulqin mund të hasni në prindërit e Rita Orës

Nëse rastisë të jeni në Ulqin mund të hasni në prindërit e Rita Orës

Si duket, prindërit e Rita Orës që jetojnë në Londër, kanë vendosur të marrin pak pushim për vete.

Nëna e këngëtares me famë botërore, Vera Ora me profesion psikiatre, që ishte aktivizuar si vullnetare në frontin e NHS në luftën kundër COVID-19 dhe Besniku pronar i një pub-i, fluturuan drejt Malit të Zi për pushime, njofton Insajderi.

Kjo u kuptua nga postimet e çiftit në llogaritë e tyre respektive në Instagram. Besniku ndau disa pamje nga Lumi Buna, ku po vizitonin sot, ndërkaq Vera ndau dy foto të çiftit duke drekuar.

E këtë udhëtim dyshja nga postimet në rrjetin Instagram, duket se i kanë bërë të vetëm. E nëse jeni banor i zonës që çifti po vizitojnë ose thjesht keni rastisur edhe ju në një vizitë, do keni mundësi të takoni prindërit e një ylli botëror siç është Rita Ora. /Insajderi.com