Netflix anulon shfaqjen turke për shkak të qeverisë në Turqi

Netflix anulon shfaqjen turke për shkak të qeverisë në Turqi

Netflix ka anuluar një dramë turke në prag të xhirimeve, sepse autori i saj tha se qeveria e bllokoi atë për shkak përfshinte një karakter homoseksual, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Skenaristi Ece Yorenc tha se Netflix hoqi dorë nga shfaqja me titull “If Only” pasi qeveria refuzoi t’i jepte një licencë.

“Për shkak të një personazhi homoseksual, leja për të filmuar serialin nuk u dha dhe kjo është shumë e frikshme për të ardhmen,” i tha ajo faqes së internetit të filmit turk Altyazi Fasikul, sipas FT.

Netflix konfirmoi detajet e ngjarjes.

“If Only” do të tregonte historinë e Reyhan, një nënë e binjakëve e martuar dhe e palumtur, e cila befas transportohet përsëri 30 vjet më parë, në natën që burri i saj i propozoi.

Yorenc tha që nuk kishte skena seksi homoseksuale apo kontakt fizik midis burrit homoseksual dhe personazheve të tjerë.

Shërbimi i transmetimit nuk dëshiroi të përkulet ndaj kërkesave të Ankarasë, dhe në vend të kësaj vendosi të anulojë shfaqjen pas bisedimeve me autoritetin audioviziv të Turqisë RTUK, shtoi ajo.

Nënkryetari i partisë qeverisëse të Turqisë, Mahir Unal, ka postuar në Twitter të hënën se ai beson se Netflix “do të tregojë ndjeshmëri më të madhe ndaj kulturës dhe artit turk me një bashkëpunim më të thellë” në të ardhmen.

 

Ndërsa homoseksualizmi ka qenë i ligjshëm përgjatë historisë moderne të Turqisë, kundërshtimi zyrtar ndaj komunitetit LGBT është rritur vitet e fundit. Marshimi i Krenarisë në Stamboll është ndaluar për pesë vjet me radhë. /Insajderi.com