Një pjesë e madhe e popullatës së botës ka ndjekur me shumë kërshëri episodet e vjedhjes më të madhe në “La Casa de Papel”, dhe tani me padurim po presin për sezonin e pestë dhe të fundit të historisë së grabitqarëve.
Teksa priten të shpalosen edhe episodet e fundit, Netflix ka njoftuar për versionin korean të serialit spanjoll njofton Insajderi.
Përshtatja koreane e La Casa de Papel është vendosur në gadishullin korean dhe krijuesit e shfaqjeve do të japin frymë të re në historinë e njohur dhe do ta sjellin materialin përsëri në audiencën globale me 12 episode.
Seriali përqendrohet rreth anëtarëve të bandës së rekrutuar nga Profesori, pengje dhe Ekipi i Task Forcës që merren me grabitje. /Insajderi.com