
Përderisa disa nga ne presim me shumë durim për sezonin e pestë të serialit spanjoll “La Casa de Papel”, Netflix po punon për një përshtatje koreane të serialit, shkruan Deadline, transmeton Insajderi.
Shfaqja spanjolle është aktualisht në prodhim në sezonin e pestë dhe të fundit. Krijuar nga Alex Pina, ajo është një seri drame krimi që ndjek një sërë grabitjesh të kryera nga një grup i pazakontë grabitësish.
Pina do të shërbejë si producent ekzekutiv në versionin korean, i cili do të drejtohet nga Kim Hong-sun, i njohur për punën e tij në zhanrin e krimit fantastik.
Ryu Yong-jae dhe ekipi i tij shkruajnë shfaqjen. Prodhuesit janë “BH Entertainment” dhe “Contents Zium”. /Insajderi.com