Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

Netflix pranon shtetësinë e Kosovës

Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën më të madhe digjitale kinematografike, Netflix, njofton Insajderi.

Lajmin në Facebook e ka bërë të ditur iniciuesi i peticionit nga komuna e Prizrenit, Sovran Hoti.

Ai ka thënë se këtë peticion e kishin nisur para rreth dy muajve dhe se pret që e njëjta të ndodhë edhe me vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.

Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.

Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme”, ka shkruar Hoti./Insajderi.com

 

Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.

Netflix ka shtuar…

Posted by Sovran Hoti on Tuesday, 27 April 2021