Moderatorja Nevina Shtylla, është emër shumë i njohur në mediat rozë për shkak edhe të profesionit të saj si prezantuese, shkruan Insajderi.
Ajo ka disa që është shkëputur nga ekrani, ndërsa u rikthye në vëmendjen e publikut me pjesëmarrjen si protagoniste në projektin muzikor të Capital T të titulluar “Buzëqeshje”.
Bukuroshja konfirmoi se me reperin nuk kanë asgjë përtej miqësisë dhe oferta për të qenë pjesë e klipit ishte nga vetë artisti.
“Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij”.
Ajo tha se arsyeja që pranoj ishte se propozimi ka qenë ndryshe nga çka jemi mësuar të shohim.
“Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Ishte kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, ka theksuar Nevina.
Ende nuk dihet nëse Nevinen mund ta shohim shumë shpejt në ekran pasi që ajo nuk ka zbuluar ndonjë gjë./Insajderi.com