Nevina Shtylla zbulon arsyen e largimit nga ekrani

Nevina Shtylla zbulon arsyen e largimit nga ekrani

Një nga prezantueset më të dashura në “E Diell”, Nevina Shtylla ka disa edicione që mungon. Kjo nxiti edhe spekulimet se ajo ka dhënë dorëheqje, pas një vale daljesh nga televizioni i Top Channel, njofton Insajderi.

Por, moderatorja zbuloi se për shkaqe shëndetësore ajo u desh të shkëputej. Shtylla është infektuar më Coronavirus, por kjo nuk është e vetmja arsye që ajo do të qëndrojë larg ekranit për një periudhë.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ka marrë pushim pas një viti të stër-ngarkuar, dhe këtë kohë do ta shfrytëzoj për rigjenerim që të ‘kthehet me ide dhe përgjegjësi të reja’.

“Aktualisht kam marrë pushimet. Ky vit ka qenë i mbingarkuar dhe i vështirë për shumë prej nesh. Nuk kam mundur të shkëputem e të gjej pak kohë për veten, ndaj e kisha tepër të nevojshme një pauzë për t’u rigjeneruar e kthyer me ide e përgjegjësi të reja. Shihemi së shpejti”, shkruan Nevina në postimin e saj. /Insajderi.com